Reperi Stresi gjithmonë ka qenë i komentuar në rrjete sociale për secilin hap të tij, shkruan OnAir
Madje përveç që komentohej për suksese të shumta, gjithmonë konsiderohej si një djalë jo i mbarë që i donte shumë zënkat. Madje mosmarrëveshje e tij me reperin Noizy edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e komentuar.
Por të dy reperët janë treguar shumë të gatshëm për të ndihmuar familjet në nevojë në Durrës dhe Thumanë pas tërmetit shkatërrues.
Por ajo çfarë ka rënë në sy këto ditë në rrjete sociale është një video e Stresit ku shfaqet duke qarë sepse nuk mund të besonte se çfarë po shikonte tek familjet shqiptare që tërmeti ju mori gjithçka.
Videoja thuhet se është publikuar pa lejen e tij ishte nisur drejt një adresë private sepse ai nuk po mund ta përballonte më./OnAir