Aida Doçi konsiderohet si një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare që gjithmonë arrin që me projektet e saj muzikore të listohet në mesin e këngëve hit, shkruan OnAir
Ajo madje është një ndër këngëtaret më aktive në industrinë muzikore shqiptare që është aktive në secilën periudhë të vitit.
Këngëtarja e njohur ka qenë prezente në xhirimet e Vitit të Ri tek produksioni Ximi dhe ka vendosur që të sjell një projekt muzikor ndryshe nga çfarë jemi mësuar nga këngëtarja.
Kësaj radhe ajo ka vendosur që të këndojë projektin muzikor me titull “Urime Synetia” dhe e gjeni në kanalin zyrtar të produksionit Ximi. Edhe ky projekt nga Aida ka arritur të pëlqehet nga të gjithë./OnAir