Duket se shumë shpejt reperi Kidda u kthye në një nga emrat më të njohur në skenën e muzikës, shkruan OnAir.
Këngët e tij kanë arritur shifra mjaft të mëdha klikimesh e dëgjohen kudo.
Së fundmi reperi përveç botës ssë muzikës ka vendosur që ta sfidojë veten edhe në botën e biznesit. Ai së fundmi ka bërë ceremoninë e hapjes së lokalit të tij në Prishtinë. Lokali quhet “White”.
Kidda u shpreh se konceptin e këtij lokali e ka pasur që prej 4-5 viteve tashmë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe figura të njohura të estradës.