Sara dhe Atdheu janë një nga çiftet më të komentuara të momentit, shkruan OnAir.
Ata vendosën që të vazhdonin historinë dhe njohjen e tyre jashtë programit “Përputhen”. Teksa dukej se çdo gjë po shkonte mjaft mirë ndërmjet tyre, publiku vuri re para disa kohësh se ata nuk ishin më së bashku. Zërat për ndarjen e çiftit i konfirmoi edhe vetë Atdheu nëpërmjet një interviste.
Duket se kjo ndarje nuk zgjati për shumë kohë e ata nuk mund të qëndronin gjatë larg njëri-tjetrit. Së fundmi ata janë parë sërisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjithashtu Atdheu la një koment mjaft domethënës në postimin më të fundit të Sarës në Instagram.
“E imja” kishte shkruar Atdheu duke e shoqëruar gjithashtu edhe me një emoji me sytë me zemra.