Nuk ka shumë kohë që ka nisur transmetimin në ekranin e RTK-së dhe ka arritur rekorde të shikueshmërisë me secilin episod të transmetuar, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta kuptuar që po flasim për serialin vendor “ISTAR” i cili me vetëm dy episode të transmetuara ka arritur 1 milionë shikime.
Edhe me sezonin e parë të transmetuar ky serial ka arritur rekorde të shikueshmërisë duke siguruar miliona klikime me secilin episod.
Një plus tjetër në këtë serial është edhe kasti i jashtëzakonshëm i aktorëve të cilët sjellin ngjarje të shumta që lidhen me realitetin shqiptar./OnAir