Enrique Iglesias është padyshim një ndër këngëtarët e njohur më të pëlqyer nga publiku, këngët e të cilit prej vitesh i bëjnë të gjithë të kërcejnë.
Këngëtari i njohur me famë ndërkombëtare, Enrique Iglesias ka qenë në një koncert në Selanik, Greqi fundjavën që lamë pas.
Enrique i ka surprizuar të gjithë fansat shqiptarë që ndodheshin në këtë koncert.
Dikush nga publiku i ka hedhur flamurin shqiptar dhe këngëtari e ka valëvitur për disa minuta. Padiskutim të gjithë fansat shqiptarë që kanë qenë prezent janë lumturuar pa masë jo vetëm sepse e kanë fotografuar këtë moment por sepse e shijuan “Live”.
Fjodora Fjora ka qenë një prej tyre. Moderatorja ka publikuar në story momente nga koncerti duke vecuar padiskutim Enriquen me flamurin kuq e zi.