Një psikiatër i njohur ka thënë se prindërit vazhdimisht duhet të jenët ë paralajmëruar të mos iu japin fëmijëve të tyer telefona të mençur para se të dalin në shkollë të mesme.
Dr. Jon Goldin ka pohuar se shumica e prindërëve janë duke u ndjerë të detyruar t’iu blejnë fëmijëve telefona të mençur në mënyrë qët ë rinjtë të mos lihen anash nga shoqëria në shkollë.
Ai thotë se arsyeja se përse fëmijët nuk duhet pasur telefon të mençur është për shkak se rrjetet sociale janë duke i bërë fëmijët të shqetësuar dhe të depresionuar. Ndër tjerash, ai iu ka bërë thirrje edhe rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter ta vështirësojnë procesin ku të rinjtë gënjejnë për moshën e tyre dhe krijojnë llogari para se t’i mbushin 13 vjet. Për momentin besohet se 40% e fëmijëve mes moshave 8 dhe 11 posedojnë telefon të mençur, pavarësisht se ekspertët vazhdimisht tregojnë se k
jo mund të jetë e dëmshme për ta. Ndër brengat tjera që ndërlidhen me përdorimin e telefonit të mençur janë edhe problemet me gjumë dhe ulja e vetëbesimit./Burimi ”Kidstime.”