Gjatë periudhës së pandemisë thirrje të shumta për dhurim gjaku janë bërë në rrjetet sociale, shkruan OnAir.
Këto thirrje kanë marrë përgjigje të menjëhershme. Gjithashtu të shumtë kanë qenë edhe individët të cilët janë lajmëruar vullnetarisht në qendrën e transfuzionit të gjakut. Ndonëse rastet e reja me Covid-19 kanë shënuar një ulje të ndjeshme, donatorët vullnetarë vazhdojnë të dhurojnë gjak.
Personat të cilët dhurojnë gjak, jo vetëm që ndihmojnë në shpëtimin e jetëve, por kujdesen edhe për shëndetin e tyre. Kjo për faktin se para se të bëhet dhurimi i gjakut, ata u nënshtrohen kontrolleve të shumta shëndetësore nga mjekët.
Ditën e hënë më 14 qershor edhe shumë pjesëtarë të forcës policore së Kosovës dhuruan gjak.
Data 14 Qershor njihet ndërkombëtarisht si “Dita Ndërkombëtare e dhurimit të gjakut”.