Shkarkimi Valdete Dakës nga posti i kryetares së KQZ ka ngjallur diskutime të shumta, shkruan OnAir.
I ftuar dje në studion e emisionit “Context”, politologu Avdi Smajlaj, u shpreh se ky vendim do të ketë një ndikim në zgjedhjet lokale.
Sipas Smajlajt, ky vendim është pjesë e një vale shkarkimesh për të vendosur njerëz të besueshëm për partinë dhe për grupime të caktuara. Këto lëvizje po justifikohen me qëllimin për të pasur institucione funksionale.
Politologu shprehet se kjo gjë po ndodh me një sentiment hakmarrës dhe po përcillet një mesazh jo i mirë për të ardhmen e vendit.