Ëmbëltore Elida është ëmbëltorja më e vjetër në Prishtinë e mbase në tërë Kosovën, shkruan OnAir.
Ky lokal është hapur që në vitin 1978 e si atëherë ashtu edhe tani vazhdon të tërheqë klientë të shumtë.
Një veçanti mjaft e madhe e këtij vendi është se një pjesë e madhe e dekorit të brendshëm të këtij vendi është njësoj që nga kohët e mëparshme. Kjo është bërë pa arsye pasi interiori i kësaj ëmbëltoreje mbart histori të shumta.
Duke qenë se ishte një nga lokalët e pakët të asaj periudhe, ky ishte një vendtakim për shumë çifte. Gjithashtu të shumtë kanë qenë ato çifte që janë njohur për herë të parë në ambientet e këtij vendi.
Përveç ambientit të brendshëm, edhe një pjesë e menusë ka mbetur e njëjtë pasi në këtë vend shërbehen ende ëmbëlsira tradicionale. Gjithashtu nuk mund të lihet pa përmëndur edhe receta e akullores që ky vend e ka mjaft të veçantë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: