Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër kryeminstrin aktual Albin Kurtin për sa i përket qasjes së tij ndaj dialogut, shkruan OnAir.
Në një nga paraqitjet më të fundit për mediat, Haradinaj është shprehur se Kurti ka bërë një paraqitje të gabuar dhe të rrezikshme. Sipas tij, Kurti me propozimet e tij është duke e kthyer procesin e dialogut në fillimet e veta.
Haradinaj madje e quajti Kurtin një mashtrues ordiner duke e akuzuar se është duke e mashtruar popullin e Kosovës. Kjo pasi në dialog kryeministri nuk po kërkon substancën që është njohja reciproke, por po merret me tema të panevojshme.