Ditën e hënë, 58 vjeçari Ismet Osmanaj nga Gjakova u vra në Belgjikë, shkruan OnAir.
Autori i ngjarjes dyshohet të jetë 48 vjeçari B.A nga Ferizaj. Ai është ish bashkëshorti i gruas së Osmanajt.
Në Gjakov, familja e të ndjerit ka hapur dyert për ngushëllime. Për “ATV” nipi i të ndjerit tregon se kjo ngjarje ka ndodhur në mënyrë të papritur. Ai tregon se i ndjeri është martuar me ish bashkëshorten e të dyshuarit para 2 vitesh e para 1 jave janë nisur për në Belgjikë.
Kjo ngjarje është konfirmuar edhe nga policia belge. Për televizionin autoritetet tregojnë se viktima ishte duke pritur fëmijët e bashkëshortes së tij kur u sulmua 13 herë me thikë.
Të premten BA pritet të dalë para gjykatës belge, ndërkohë familja Osmanaj ka filluar procedurat për sjelljen e trupit të viktimës në vendlindje.