Rrahmani Mani, veterani i luftës nga Podujeva tashmë jeton në vetmi të plotë dhe në kushte jo të mira, shkruan OnAir.
Përveç kushteve jo të mira të jetesës, atij i duhet të përballet edhe me kushte jo të mira shëndetësore. Rrahmani tregon për “RTV Dukagjini” se në mënyrë që të trajtohet ka nevojë për 2 operacione. Kostoja e këtyre operacioneve është mjaft e lartë për të. Ndonëse “Ministria e Shëndetësisë” e ka paguar 70% të shumës së operacionit të parë, Rrahmani i bën thirrje këtij institucioni që ti paguajë shumën e plotë. Ai shprehet se nuk mundet të përballojë dot as koston e mbetur të operimit si edhe kostot e qëndrimit në spital.
Për “RTV Dukagjini” ky institucion shprehet se Mani nuk bën pjesë në kategorinë e atyre individëve të cilët përfitojnë mbulim të plotë të kostove shëndetësore.
Historinë e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: