Duket se nuk ka kaluar shumë kohë që kur këngëtarja e njohur Tuna na surprizoi të gjithëve me lindjen e djalit të saj të dytë, Zen, shkruan OnAir.
Në fakt tashmë një muaj ka kaluar. Këngëtarja e festoi ditëlindjen e Zen në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ajo së bashku me dy fëmijët e saj vizituan një park rekreativ në Shkup. Duket se fëmijët kanë kaluar një ditë mjaft të këndshme.
Në fotot e postuara në profilin e saj në Instagram, Tuna shfaqet në një formë mjaft të mirë duke marrë kështu edhe komplimente të shumta nga kolegët dhe fansat e saj.
Kujtojmë se Tuna e mbajti të fshehtë të gjithë periudhën e shtatëzanisë së saj. Së fundmi, ajo ka publikuar në profilin e saj edhe disa foto nga setet e ndryshme fotografike që kishte bërë gjatë asaj kohe.
View this post on Instagram