Në datë 15 Qershor pritet që në Kosovë të fillojë procesi i vaksinimit masiv të qytetarëve, shkruan OnAir.
Për shkak të këtij paralajmërimi, komunat kanë filluar që të bëjnë përgatitjet e tyre në mënyrë që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit.
Në komunën e Pejës është vendosur që salla sportive “Karagaçi” të vendoset në dispozicion të vaksinimit me disa ekipe të cilat do të punojnë në dy ndërrime. Gjithashtu edhe komuna e Podujevës ka bërë të njëjtën gjë. Në këtë komunë priten që të vaksinohen 700 qytetarë në ditë.