Moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar, shkruan OnAir.
Herë pas here ata të dy nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre të shumtë në rrjetet sociale fotografi nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të fëmijëve të tyre. Diçka që vihet re në shumë prej këtyre fotove vihet re mungesa e Blerinës, motrës së Gjikos.
Kjo gjë ka bërë që mediat e ndryshme rozë të aludojnë për arsyet e mundshme se pse ndodh kjo gjë.
Së fundmi, Elita nuk i ka lënë përgjigje duke komentuar:
“Raportet i mbajmë larg syrit të njerëzve, si gazetari juaj, mos me na ra mësysh”, ka shkruar Elita duke e shoqëruar këtë koment me disa emoji me fytyrë të qeshur me lot si dhe duke i bërë tag kunatës së saj.
Kujtojmë se në muajin Mars, Elita dhe Gjiko i dhanë mirëseardhjen fëmijës së tyre të dytë, vajzës së cilën e kanë quajtur Bota.