Babai i 22 vjeçares nga Skënderaj me iniciale L.G lajmëroi policinë pasi vajza nuk iu kthye në shtëpi pasi kaluan 24 orë, shkruan OnAir.
Mendohet se bëhet fjalë për një rrëmbim e kjo bazohet edhe në mesazhet të cilat kanë marrë nga celulari i vajzës.
Në mënyrë anonime për “Klan Kosova” familjarët tregojnë se nuk kanë konflikt me asnjë person.
Nga ana tjetër policia sqaron se është duke bërë hetimet e nevojshme për rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu mësohet se vajza në fjalë deri para ca kohësh ka qenë e fejuar me një djalë nga Maqedonia, por tashmë është ndarë. Të pyetur nga policia, familjarët e djalit shprehen se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.