Ana Kauri shumë shpejt u kthye në një nga vajzat më të komentuara nga mediat, shkruan OnAir.
Kjo ndodhi pas pjesëmarrjes së saj në formatin televiziv “Përputhen”.
Pas daljes nga programi, ajo bëri një pauzë të vogël nga postimet në rrjete sociale e kur u rikthye i habiti të gjithë me pamjen e saj të re. Ana kreu disa ndërhyrje plastike për të rregulluar disa tipare të portretit të saj.
Së fundmi ajo postoi një foto në profilin e saj në Instagram ku shfaqej me rroba banje. Çfarë binte shumë në sy ishin format e saj trupore mjaft të mira. Siç është bërë zakon tashmë, shumë komentues filluan ta akuzonin se ajo kishte përdorur “photoshop” për të rregulluar dukjen e saj.
“Plasi photoshopi ktej” i ngacmoi Ana ndjekësit e saj.
Pas komenteve të shumta rreth photoshopit, ditën e sotme Ana vendosi që tu mbyllte gojën një herë e përgjithmonë këtyre komentuesve me anë të një video të postuar në instastory. Në video ajo shfaqet duke u ushtruar intensivisht në palestër për të pasur format trupore që ajo tregoi në foton e fundit.