Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Përputhen” u transmetua takimi ndërmjet Atdheut dhe Sarës, i cili u shoqërua nga shumë komente, shkruan OnAir.
Ky takim erdhi pas një konflikti që ndodhi pikërisht ndërmjet këtyre dy personazheve. Çfarë pritej të ishte një takim sqarues, shumë shpejt u mbush me provokime nga të dyja palët.
Sjellja e Atdheut la një shije të hidhur te Antonela, vajza me të cilën ai kohët e fundit ka nisur një njohje që dukej se po avanconte shumë shpejt. Kjo e fundit në mes të emisionit vendosi të gjuante me këpucë në drejtim të tij duke e quajtur gjithashtu “të pafytyrë”.