Në formatin televiziv “It’s my love” është shtuar një hyrje e re, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për vajzën e quajtur Kri Gorasi. Ajo u bë e njohur në Shqipëri në rrjete sociale pas pjesëmarrjes së saj në programin “reality” të quajtur “Aventurierët”. Kri është 23 vjeçe dhe aktualisht studion për juridik.
Hyrja e saj në emision duket se u prit mjaft mirë nga djemtë, por edhe nga vajzat me të cilat duket se ka krijuar edhe shoqëri. Aktualisht në këtë emision ajo ka nisur njohjen me Lulzim Jasharin.