Para disa kohësh, në zona të ndryshme të Prishtinës u vendosën disa stenda të cilësuara si “mini – biblioteka”, shkruan OnAir.
Qëllimi i tyre ishte që të inkurajohej rritja e leximit ndër qytetarët. Ata të cilët kishin libra që nuk i dëshironin më në bibiliotekat e tyre personale mund ti vendosnin në këto stenda. Më pas qytetarët të cilët kërkonin diçka të re për të lexuar, ose nuk kishin mundësi për të blerë një libër, mund të shkonin dhe të merrnin në këto mini – biblioteka librat që dëshironin.
Tani që ka kaluar disa kohë, mund të thuhet se ky projekt nuk ka funksionuar në mënyrën e duhur. Shumë prej tyre janë të braktisura e disa të tjera po përdoren për qëllime të ndryshme. I tillë është edhe rasti me një nga mini – bibliotekat në Ulpianë, e cila tashmë përdoret si deponi e bukës bajate.