Këngëtarja Beatrix Ramosaj numëron një numër të madh hitesh në karrierën e saj, shkruan OnAir.
Ditën e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen e saj. Nga pamjet që publikoi në profilin e saj në Instagram, duket se ajo zgjodhi që këtë ditë ta kalojë me shoqërinë e saj më të ngushtë.
Ndonëse kjo ishte një ditë e veçantë për të, në fakt ishte ajo që u bëri një dhuratë fansave të saj. Në këtë ditë ajo vendosi të publikojë këngën e saj më të re të titulluar “By My Side”.
Ndërkohë ditën e sotme, këngëtarja publikoi një foto në instastory ku shfaqej me bashkëpuntorin e saj.
“Po vjen klipi, po vjen” ishte shkrimi me të cilin ajo e shoqëroi këtë foto.
Mbetet ende për të mësuar nëse ky klip i saj i ri do të jetë për këngën e sapo lansuar apo do të jetë një projekt komplet i ri.