Para disa javësh Melinda Ademi publikoi këngën e saj më të re, shkruan OnAir.
Kënga titullohet “Qa din ti” dhe shënon rikthimin e Melindës në muzikë pasi ajo u shkëput për disa kohë. Artistja u detyrua që të merrte disa kohë larg syrit publik, kjo dhe për faktin se mamaja e saj ndërroi jetë.
Ndonëse kënga e re e saj u pëlqye shumë nga publiku, jo të gjithë e pritën mirë. Një ndër këta persona ishte edhe reperja Gjira. Kjo e fundit e kritikoi ashpër Melindën për paraqitjen e saj.
Duke se së fundmi Gjira është penduar për postimet e saj të mëparshme. Ditën e sotme, ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një kërkesë falje publike drejtuar Melindës.
Gjira shkroi se nuk ka qenë qëllimi i saj ta lëndojë këngëtaren apo ta ofendoi dhe i vjen keq që e ka marrë të drejtën dhe t’i përzihet në jetën personale.
“Më fal nga zemra”, përfundoi shkrimin e saj.
Kujtojmë se gjatë gjithë kësaj kohe, Melinda nuk ka reaguar për asnjë nga deklaratat e Gjirës.
View this post on Instagram