Dafine Neziri prej disa kohësh është kthyer në një nga artistet e makeup më të kërkuara në Kosovë dhe jo vetëm, shkruan OnAir.
Talenti dhe aftësia e saj në makeup janë vënë në pah jo vetëm nga fytyrat publike shqiptare, por edhe nga ato të huaja. Së fundmi edhe grimierja e famshme Huda Kattan e cila ka markën e saj të produkteve të makeup “Huda Beauty”, i është shtuar kësaj liste.
Së fundmi, Neziri ka shpërndarë një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet duke i bërë makeup Huda-s dhe duke lajmëruar kështu edhe një bashkëpunim ndërmjet tyre.
“Faleminderit Huda Beauty që më lejuat të ua bëj grimin. Ju jeni një inspirim i madh dhe është e çmendur se si bëni kaq shumë për produktet e juaja”, ka shkruar ajo në videon e shpërndarë teksa gjithashtu listonte me detaje edhe produktet e përdorura.
View this post on Instagram