Mevlani dhe Lediana ishin një nga çiftet e “Përputhen” që komentoheshin më shumë nga publiku, shkruan OnAir.
Ndonëse ata vendosën që të dilnin së bashku nga programi, marrdhënia e tyre nuk zgjati për shumë kohë. Aktualisht ata janë të ndarë dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Ditën e sotme, në një emision në Shqipëri, Mevlani dha intervistën e tij të parë pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Përputhen” dhe kështu e shfrytëzoi këtë mundësi për të sqaruar shumë gjëra të cilat kishin mbetur të paqarta për publikun.
Mevlani u shpreh se ndonëse marrdhënia e tij me Ledianën kishte një jetë të shkurtër pas daljes së tyre, ai nuk ka aktruar në ndjenjat e tij për të. Gjithashtu teksa në studio shfaqeshin pamje nga takimet e tij me Ledianën, Mevlani u shfaq mjaft i emocionuar dhe e kishte të vështirë që të thoshte nëse ajo i mungonte.
Po ashtu gjatë intervistës ai theksoi se me Antonelën çdo gjë kishte mbetur në mënyrë shoqërore.