Mbrëmja e 24 marsit të vitit 1999 shënoi thuajse fillimin e një epoke të re të tentativave të Kosovës për tu çliruar nga pushtuesi serb, shkruan OnAir.
Në këtë datë filluan bombardimet e NATO-s ndaj ushtrisë serbe. Ndonëse ishin lajmëruar për këto bombardime, shumë anëtarë të UÇK në ato kohë nuk mundeshin ta besonin.
Banorët të cilët e kanë dëshmuar këtë ngjarje tregojnë se drita e flakës për ta ishte si një dritë e re shprese teksa kujtojnë me emocion ndodhitë e asaj nate. Ata kujtohen se lajmin zyrtar e morrën nga edicioni i lajmeve në “RTSH”.
Ushtria e NATO hyri në Kosovë në datën 12 qershor.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë: