Pala serbe ndonëse ka pretendime për tokën në të cilën është ndërtuar kisha, ata ende nuk kanë paraqitur dokumente që e dëshmojnë këtë fakt, shkruan OnAir.
Kujtojmë që kjo tokë ndodhet në kampusin e “Universitetit të Prishtinës”.
Zyrtarët ligjor të këtij institucioni, për “Klan Kosova” shprehen se do të kërkojnë pezullim të seancës që do të mbahet ditën e enjte. Kjo vjen për shkak të mungesës së dëshmive që vërtetojnë pretendimet e ngritura. Pavarësisht kësaj, ata kanë arritur të gjejnë një dokument të rëndësishëm që tregon vendimin për marrjen e kësaj toke nga kisha ortodokse serbe. Ky dokument vjen me një histori të komplikuar për faktin se nuk është firmosur nga kryetari i komunës së Prishtinës në atë kohë, Ismet Beqiri.
Kujtojmë se kjo kishë është ndërtuar në vitin 1992, një periudhë në të cilën shqiptarët ishin të përjashtuar nga çdo institucion.