Duket e pabesueshme por është e vërtet. Në Kosovë ka raste kur këngëtaret kane lënë këndimin e kanë zgjedhur një profesion tjetër, jo nga dëshira por nga zori, shkruan OnAir.
Kësaj radhe do ju tregojmë historinë e Ersad Bunjakut. Deri para pak kohësh ai këndonte në mbrëmje muzikore të organizuara në lokalet e Prishtinës. Më pas pandemia bëri të vetën. Shumë biznese u gjendën përballë kushteve të vështira, kjo edhe nga mos lejimi i disa aktiviteteve që më parë ishin mëse të zakonshme dhe gjeneronin të ardhura, si për shembull mbrëmjet muzikore. Kjo krizë e bizneseve u shoqërua edhe me një krizë të artistëve të muzikës. Shumë prej tyre duket se po ia dalin mjaft mire, por ka dhe nga ata të cilët nuk e kanë pasur këtë fat.
E tillë është edhe historia e Ersadit. I detyruar nga rrethanat, ai e la profesionin e tij të këngëtarit për tu marrë me një tjetër, atë të mbledhësit të metaleve. Për “Klan Kosova” Ersadi tregon se për të kjo është mënyra e vetme se si mundet të ndihmojë familjen e tij. Ai gjithashtu thekson se ndjehet i harruar edhe nga shteti nga i cili nuk ka marrë përkrahje.