Listohet në mesin e serialeve më të dashura shqiptare që për 5 sezone të transmetimit ka arritur që të mbajë afër audiencën shqiptare, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta qëlluar që po flasim për serialin vendor “Çka ka shpija” që shumë shpejt pritet që të fillojë me transmetimin e episodeve të reja, më saktësisht me sezonin e gjashtë të transmetimit në RTK.
Ka qenë vet aktori i njohur i këtij seriali Agan Asllani i cili përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale ka treguar që tashmë kanë nisur punën e tyre dhe ka zbuluar pak edhe nga skenografia e këtij seriali.
Duket që kasti i jashtëzakonshëm i aktorëve janë gati për të nisur mbarë edhe një sezon të suksesshëm së shpejti./OnAir