Ndonëse ka filluar karrierrën së fundi Engjullsha Salihu ka arritur të bëjë për vete miliona fansa, shkruan OnAir
Këngëtarja e cila tanimë numron shumë këngë në bagazhin e saj muzikor është rikthyer në një këngëtare të rekordeve.
Engjëllusha po ndjek hapat e nënës së saj Shyhrete Behlulit drejt muzikës andaj në çdo projekt këngëtarja po arrin shumë sukses.
Këngët nga vokali i këngëtares nuk kalojnë shumë orë dhe arrijn miliona klikime në YouTube, shifra këto që tregojnë se ajo është shumë e pëlqyer e madje tejet e kërkuar për publikun.
Përveç zërit të veçantë Engji pëlqehet edhe për stilin e veçantë, ku çdo ditë është e pranishme në mediet rozë për shkak të pamjes së saj.
E ndjekur nga një numër i madh i fansave në Instagram këngëtarja ka vendosur të tregoj se është duke punuar për projekte të reja përmes një fotografi ku shihet se ajo është në studio duke përgatitur këngë të re.
Kujtojmë se këngëtarja do të jetë e pranishme në programin e Vitit të Ri të produksionit më produktiv VIZIONI LIBONIA.
Projekti i fundit i Engjit mban titullin “INAT” dhe ka arritur që të grumbullojë afro 1 milion klikime.
Prisni surpriza nga Engji./OnAir