Tashmë jemi mësuar që gjithmonë këngëtarja e rekordeve Shyhrete Behluli të na surprizojë me projektet e saj që gjithmonë arrijnë të kthehen në super hite, shkruan Onair Madje surprizat nuk kanë të ndalur! Sot në orën 16:00 do të publikohet bashkëpunimi në mes të Shyhrete Behlulit dhe Engjëllusha Salihut. Kësaj radhe dyshja e suksesshme kanë vendosur që të këndojnë për çikën e hastretit. Duke u nisur edhe nga sukseset e kaluara edhe kjo këngë pritet që të sigurojë miliona klikime në YouTube, duke u nisur edhe nga fakti që klikimet janë kthyer në matës të suksesit. Prisni suprizën më të bukur sot nga dyshja e rekordeve./ Onair