Deputeti i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës Haxhi Shala, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Shala ka treguar se është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa theksoi se do të intervistohet për periudhen nga fillimi i vitit 1998 deri në fund të vitit 2000.
Ai konfirmon se me 8 Shtator do të paraqitet në Hagë. Ky i fundit shtoi se do t’i përgjigjet ftesës, se sipas tij kjo është e obligueshme pasi kjo Gjykatë është votuar nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë që edhe ish ushtari i UÇK-së, Esat Ujkani është ftuar nga Gjykata Speciale. Ish ushtari i UÇK-së, nuk e ka konfirmuar nëse është i ftuar nën cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit. /OnAir