Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes Agjensisë për Zhvillim Ndërkombëtar e njohur si USAID, i ka dhuruar Kosovës 50 respirator të rinjë dhe nga më bashkohorët për të ndhmuar në luftën kundër Covid-19.
Ambasada Amerikane bën të ditur se respiratorët janë të markës më moderne të prodhuar në Amerikë nga teknologjia e fundit, për të cilët ka kërkesë të madhe.
Respratorët do t’i mundësojnë Kosovës fleksibilitet të lartë në trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi.
Respiratorët do të përdoren për pacientët që janë të sëmurë nga mushkëritë dhe ata të cilët nuk kanë mundësi të trajtohen me oksigjeno-terapi.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Filip Cosnet tha se kjo është për partneritetin e SHBA-së me Kosovën. /OnAir