Dashuria është një ndër ndjenjat më të bukura që njeriu mund të përjetojë në jetën e tij, shkruan OnAir.
Kjo ndjenjë shpesh herë nuk njeh ndasi kombëtare e as fetare. Një rast i tillë është edhe ai i Arbrije Prenaj dhe Lulzim Zenelit të cilët i përkasin dy besimeve fetare të ndryshme.
Ata gjatë intervistës së tyre më të fundit në formatin televiziv “Oxygen” tregojnë se si ka shkuar çdo gjë. Gjithashtu ata shprehen se që në fillim kur janë njohur me njëri-tjetrin ata e kanë ditur se çfarë kanë dashur.
Më tutje Arbrije dëshiron të transmetojë te publiku mesazhin se duhen eleminuar ekstremitetet dhe se duhen marrë më të mirat e të gjitha feve.
Për të mësuar më shumë klikoni në videon më poshtë: