Lulzimi ishte dikur pjesëmarrës në sezonin e parë të programit mjaft të preferuar për publikun “Përputhen”, shkruan OnAir.
Ai ka bërë dalje të shpeshta në intervista të ndryshme teksa komentonte ngjarje të ndryshme të programit që po ndodhin aktualisht si edhe fliste për prapaskenat e shumta të programit. Diçka të tillë ai e bëri edhe në intervistën e tij më të fundit në “Syri TV”. Ai tregoi se produksioni i kishte premtuar shumë gjëra për sa i përket këtij sezoni të dytë që është duke u transmetuar aktualisht. Lulzimi tregoi se atij i kishin premtuar që do ishte pjesë e këtij sezoni, por siç e dimë të gjithë kjo gjë nuk ndodhi.
Aktualisht ai merr pjesë në një format të ngjashëm të zhvilluar në Kosovë që titullohet “It’s my love”. Lulzimi tregon se fillimisht u bë pjesë e këtij formati në rolin e analistit si një nder i kërkuar nga Valoni, drejtuesi aktual i këtij programi. Më pas me kalimin e kohës vendosi që të merrte pjesë si konkurrent.
Ndonëse nuk e përjashton mundësinë që shumë persona në këto formate hyjnë për të rritur audiencën e rrjeteve të tyre sociale, Lulzimi gjithashtu nuk e përjashton as mundësinë që në të ardhmen të lidhet seriozisht me njërën nga vajzat e formatit “It’s my love”.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: