Në 480 ka shkuar numri i të vdekurve si pasojë e Covid-19, prej kur ka filluar pandemia në Kosovë.
Në të dhënat e IKSHPK-së janë 3.410 raste aktive me virus. Të Hënën u raportuan 99 raste të reja me Covid-19, e 13 vdekje.
Ndërkaq Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë kërkuar lehtësim të masave anti-pandemike.
Njëra prej kërkesave të tyre është zgjatja e orarit të gastronomisë të jetë deri në orën 24:00.
Por, Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të ketë sforcim të masave, ani pse ditëve të fundit u shënua rënie e numrit të të infektuarve.
Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe 11 laboratorë privat për kryerjen e testeve serologjike. /OnAir