Ndonëse ka rreth 1 muaj që pishina publike në Prishtinë në parkun e Gërmisë është mbushur me ujë, ajo vazhdon të jetë e mbyllur për vizitorët, shkruan OnAir.
Duket se me rritjen e temperaturave ambientet e tilla po bëhen të domosdoshme për qytetarët, por sipas urdhrave që ende janë në fuqi ato ende nuk mund të shfrytëzohen.
Kryetari i shoqatës së pishinave Diamant Paçarizi shprehet se gjatë fillimit të javës do të zhvillohet një takim me “Ministrinë e Shëndetësisë” për të diskutuar rreth një manuali për përdorimin e pishinave. Bizneset që i ofrojnë këto facilitete duket se janë mëse të gatshme që të ndjekin masat që do të miratohen. Gjithashtu nga “Oda e hotelerisë dhe turizmit” apelohet ndaj qeverisë që mos të përsëritet situata e vitit të kaluar. Gjithashtu ata shprehen se një situatë e tillë favorizon që pushuesit të shkojnë në vendet e rajonit.
Vendimi final për sa i përket këtyre ambienteve pritet të merret më 15 qershor.