Ndonëse është një nga emrat më të rëndësishëm në muzikën shqiptare, jeta e Naimit ka qenë e mbushur me shumë momente të vështira, shkruan OnAir.
Gjatë intervistës në emisionin “Ky emërr nuk ka nevojë për prezantim”, artisti flet për vështirësitë e kohëve të shkuara. Naimi tregon se brezi i tij nuk ka pasur mbështetje nga prindërit e për këtë arsye çdo gjë u është dashur që ta bëjnë vetë. Ai madje tregon se për një periudhë kohore, ka pasur edhe një market të tijin në të cilin shiste produkte të ndryshme ushqimore.
Për shkak të kushteve jo shumë të favorshme ekonomike të kohës, Naimi tregon se nuk mundeshin që të mbanin dot karrierat e të dyve, të tijën dhe të Mihrijes. Kjo i bëri që të dy herë pas here të sakrifikonin për të mbështetur njëri-tjetrin.