Rrugët e Prishtinës përplot gropa nuk po sanohen asnjëherë në tërësi. Përveç aksidenteve ato po u shkaktojnë ngasësve dëme edhe në vetura.
Vet ngasësit tregojnë se po kanë shpenzime të mëdha, ata që bëjnë kontrolle teknike e pranojnë këtë fakt, ndërkohë Komuna e Prishtinës thotë se kanë probleme me operatorët privat për rregullimin e gropave.
Në videon e listuar më poshtë gjeni të gjitha informacionet./OnAir