Ikona e muzikës popullore Ramadan Krasniqi- Dani është ndër ata emra që muzika e tij nuk kalon në monotoni, nuk del kurrë jashtë mode. Emri i tij në skenën muzikore është i dëshmuar dhe i pranuar prej shumë kohësh nga publiku.
Dani ka sjellë çdo herë muzikë frymëzuese, çka ka bërë që publikun ta mbajë të mbërthyer pas vetes.
Për këngëtarin dhe familjen e tij sot është një ditë e veçantë.
Ramdan Krasniqi- Dani mbush plot 61 vite, gjë të cilën e bëri të ditur djali i tij i vetëm me anë të një posti në facebook.
“Urime ditlindjen Babi, festofsh edhe shum tjera, proud of u 61 ” ka shkruar hastreti i tij Andi.