Ditën e djeshme në rrjete sociale qarkulloi një foto që tregonte rrugën me kalldrëm “Emin Duraku” që po shtrohej me kalldrëm, shkruan OnAir.
Në momentin e parë kur dolën fotot, pati reagime të shumta nga qytetarët të cilët e kundërshtonin një vepër të tillë. Kjo për faktin se e konsideronin si diçka të vjetër që duhej ruajtur ashtu siç ishte. Fatmirësisht kjo gjë shumë shpejt u provua që ishte një lajm i rremë.
Mëngjesin e sotëm, gazetarja e terrenit në emisionin “Alarm” shkoi në këtë zonë për të pyetur qytetarët. Çfarë u vu re ishte se ndonëse në rrjete sociale reagimet ishin të shumta, përpara kamerave e kundërta ndodhi. Ndonëse shumë pak qytetarë pranuan të përgjigjeshin, ata shprehën qendrimin e tyre kundër shtrimit me asfalt të kësaj rruge. Gjithashtu disa prej tyre që kishin parë foton, ndonëse ishin banorë të asaj zone, e kishin besuar fillimisht. Ky është edhe një tregues i dëmit që lajmet e rreme mund të shkaktojnë në shoqëri.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: