Së fundmi disa pamje mjaft të veçanta të një shqiponje teksa peshkonte në liqenin e Livoçit, janë publikuar, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë për një shqiponjë “Osprey” e cila deri para pak vitesh nuk ishte shfaqur në trojet tona. Këto pamje të rralla janë kapur nga fotografi Arian Mavriqi.
Ai shprehet se për të ishte një kënaqësi e veçantë pasi këto janë pamje të veçanta jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Ballkan. Gjatë intervistës në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit në “ATV” ai shprehet se në mënyrë që të kapte këto pamje iu desh të priste në vend për rreth 10 orë.
Fotografi tregon gjithashtu se ka realizuar edhe xhirime të tjera të cilat do ti publikojë në një moment të dytë pasi ka në plan që të publikojë një dokumentar. Gjithashtu ai u bën apel qytetarëve të mbajnë pastër ambientin për shkak të ndotjes së madhe që ka vënë re në këtë zonë.
Intervistën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: