Antonela Berisha do të mbahet mend si një nga konkurrentet me karakterin më dinamik të programit “Përputhen”, shkruan OnAir.
Ndonëse ajo zhvilloi disa takime me djemtë pjesëmarrës ajo nuk doli çift me asnjë nga djemtë e programit. Kjo për shkak të faktit se asnjë nga djemtë nuk përshtatej me karakterin e saj dominant.
Së fundmi, e ftuar në emisionin “Trotuar” gjatë diskutimit të temës ajo bëri një rrëfim që na shokoi të gjithëve. Antonela tregoi se lidhja e saj e fundit ngjante shumë me një lidhje toksike. Kjo për faktin se i dashuri i saj i fundit kishte xhelozi ekstreme. Prej kësaj xhelozie, ajo tregon se ai nuk e lejonte as të shkonte në banjë.
Një fakt mjaft interesant rreth Antonelës është fakti se përpara se të hynte në “Përputhen” ishte pjesëmarrëse në formatin italian të këtij emisioni “Uomini e Donne”. Ajo e la këtë program për faktin se formati i tij nuk i përshtatet me karakterin dhe dëshironte që vajzat të luftonin për djemtë dhe jo anasjelltas.