Rozana reagon lidhur me përdhunimin e vajzës së mitur në Shqipëri.
Rozana Radi ashtu si shumë të tjerë ka diçka për të thënë lidhur me rastin e përdhunimit në Shqipëri.
Këngëtarja bëri thirrje që të ndalohet dhuna ndaj grave dhe ftoi të gjithë të marshojnë më 4 qershor.
“Stop dhunës ndaj grave. Mos e gezofte jetën kurrë. U shoftë ne su shua. Ai vuri dor mbi ty. Qe shkeli mbi nje grua. Marshojmë Neser ora 04:00 Sheshi Nene Tereza”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, rasti që nxiti debat në opinionin publik ka të bëjë me një 15-vjeçare e cila u shantazhua dhe përdhunua nga roja 65-vjeçar i shkollës ku po studionte.