Rita Ora ka zgjedhur që përmes postimeve në “Instagram” të uroj mikën e saj për ditëlindje.
Bëhet fjalë për Anda Valsaku, e cila njihet si njëra nga miket më të mira të Ritës. Por kjo e fundit në mesin e fotografive ka publikuar edhe atë ku ka ekspozuar tërësisht gjoksin e saj.
“Nuk mendoj që fotografia e parë është udhës të shihet nga çdo kush, por “në djall” është ditëlindja jote. Aty ishim në mes të Afrikës (moment legjendar), urime ditëlindjen shoqja ime e ngushtë. Ne e njohim njëra tjetrën që kur ishin foshnje, dhe jam shumë e lumtur që jam rritur me ty. Le të vazhdojmë të kujdesemi për njëra tjetrën dhe udhëtojmë botën së bashku, të krijojmë kujtime dhe të bëhemi balerina kur të jemi 102 vjeçare” ishte urimi i Ritës për Andan.
Po ashtu, vlen të theksohet që Anda është shqiptare dhe mikja e fëmijërisë së Rita Orës.