Reperi i njohur shqiptar Mc Kresha mbrëmë ka befasuar të gjithë sepse i ka dhënë fund beqarisë ani pse asnjëherë nuk kishte treguar që po planifikonte të martohej, shkruan OnAir
Por mbrëmë këngëtari i njohur me një ceremoni private është martuar me një vajzë me emrin Erzina.
Për dallim nga nuset e tjera të estradës Erzina nuk ka asnjë rrjet social me emrin e saj.
Madje nëse bëni një kërkim të thjesht në rrjete sociale me emrin e saj nuk do të gjeni asnjë llogari.
Duket që gruaja e Mc Kreshës nuk do aspak vëmendje mediatike.