Kimete Fazliu jeton në shtëpinë e tij të rrethuar nga gjelbërimi në qytetin e Prishtinës, shkruan OnAir.
Kimete në kopshtin e saj kultivon bimë të cilat i duhet për përdorim të përditshëm. Ndër këto bimë është edhe lulja e shtogut prej së cilës nxjerr një lëng freskues mjaft të mirë për ditët e nxehta të vera.
Ajo tregon se për herë të parë këtë lëng e provoi te një shoqe e saj. Më pas e pa se i pëlqeu dhe prandaj vendosi që ta përgatiste vet. Kimete thotë se ky lëng përveç shijes së mirë ka edhe veti të shumta shëndetësore.
Për “ATV” ajo tregon procesin e përgatitjes që është mjaft i thjeshtë. Kimete shprehet se nuk ka në plan që këtë gjë ta kthejë në një biznes.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: