Majlinda Bajramaj ka kryer studimet në një kolegj privat në Kosovë në drejtimin “Kujdesi dhe mirqenia e fëmijëve” dhe ka aplikuar disa herë për të qenë edukatore në Deçan, shkruan OnAir.
Ajo disa herë është refuzuar. Kur ka kërkuar shpjegim nga drejtoria e arsimit në këtë komunë asaj i është kthyer përgjigje se mund të punësohen vetëm ata persona të cilët kanë mbaruar studimet në fakultetet publike.
Në një përgjigje për “RTV Dukagjini”, të njëjtën gjë e konfirmon edhe “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”. Në këtë përgjigje thuhet se në bazë të një ligji të miratuar në 2011 vetëm institucionet publike të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe universitare që çojnë në kualifikimin e individëve për mësimdhënës.