Në magjistralen për në Liposaviç po ndërtohet nj urë që lidh këtë rrugë direkte me Mitrovicën e veriut, shkruan OnAir.
Ky projekt po financohet nga shteti serb. Shefi i organit të përkohshëm të komunës së Mitrovicës, Aleksandër Spiriç është shprehur se ky projekt pritet të ppërfundohet në muajin Nëntor.
Ndonëse ka disa muaj që punimet për këtë urë kanë filluar, institucionet qendrore në Kosovë nuk jnë në dijeni të këtij projekti. Gjithashtu prej tyre nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare rreth masave që do të merren.