“Hallakam ndjenjat mi ke ba sjam ka muj unë në fije me t’ra, m’ke harru e je tuj m’shkatrru hajde shpirt e m’thuj ni herë të du”, me këta rreshta e nisen këngën e tyre Motrat Maksuti dedikuar dashurisë, shkruan OnAir.
Disa javë pas publikimit ky projekt ka arritur të kap mijëra klikime, dhe pritet që në ditët në vijim të kap majat e suksesit si shumë këngë paraprake të këngëtareve.
Tekstin e këngës e kanë shkruajtur vet këngëtaret, ndërsa për muzikën është përkujdesur Arian Brendi, teksa klipi i këngës është realizuar nga 3R production.
Ky projekt gjendet në kanalin zyrtar në YouTube të produksionit Vizioni Libonia, si dhe në videon e listuar më poshtë./OnAir
m